Ligji i ri për raportim financiar dhe auditim

Nga data 10 shtator 2011 ka hyrë në fuqi ligji i ri për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim në Kosovë. Sipas këtij ligji të gjitha ndërmarrjet e mëdha (persona fizik dhe juridik) dhe të gjitha ndërmarrjet e mesme dhe të vogla (persona juridik) duhet të përgatisin pasqyrat financiare duke zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).