Trajnim në menaxhim financiar

Firma jonë ka përvojë të dëshmuar në dizajnimin dhe ofrimin e trajnimit në financa, kontabilitet dhe menaxhment financiar. Partnerët tonë kanë dizajnuar trajnimin për menaxhimin e financave publike për sektorin publik në Kosovë në bashkëpunim me organizatën profesionale të kontabilistëve në Kosovë. Ekipi ynë është përfshirë në dizajnimin dhe implementimin e programit certifikues për kontabilistët dhe auditorët në Kosovë përmes Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).

Ne ofrojmë trajnim në kontabilitet financiar, kontabilitet të kostos dhe menaxherial dhe auditim të jashtëm dhe të brendshëm.