Baker Tilly Kosovo - Per ne

Baker Tilly Kosovo është firmë e konsulencës biznesore në Kosovë që ofron shërbime profesionale në auditim, kontabilitet, tatime dhe konsulencë biznesore.

Baker Tilly Kosovo është themeluar në vitin 2001 me emri BU & Partners dhe tani është njëra ndër firmat lidere të auditimit në Kosovë dhe ofron shërbime të financiare dhe të kontabilitetit, tatimeve dhe këshilla tjera biznesore për organizata vendore dhe ndërkombëtare. Ekipi ynë përbëhet nga profesionist me përvojë, përfshirë auditorë të licencuar, ekspert tatimesh dhe një ekip mbështetës të profesionistëve me diploma në administrim biznesi dhe financa.

Zotimi ynë për të ofruar shërbime të kualitetit të lart arrihet përmes qasjes së personalizuar që i ofrojmë klientëve tanë. Ne përdorim profesionistët tanë më të mirë në dispozicion për të ofruar shërbime profesionale me kosto të përballueshme dhe me kohë.
Baker Tilly Kosovo është firmë e licencuar nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar dhe operon ligjërisht në Republikën e Kosovës.