Auditim dhe shërbime të sigurisë

Qasja jonë në auditim kombinon njohurinë e dedikuar të ndryshimeve që sjellë mjedisi biznesor i sotëm konkurrues dhe të përvojës tonë në vlerësimin e rreziqeve me të cilat ballafaqoheni çdo ditë. Synimi ynë është të ofrojmë kthimin maksimal në investimin tuaj në procesin e auditimit përmes analizave të detajuara të pasqyrave financiare, kontrolleve të brendshme dhe biznesit në përgjithësi. Ne kryejmë shërbimet tona të auditimit dhe të sigurisë në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

  • Auditime, rishikime, procedura të rëna dakord
  • Rishikim dhe vlerësim të kontrolleve të brendshme
  • Due diligence
  • Raporte për qëllime të veçanta
  • Raporte të atestimit