Transferi i çmimit: Një çështje me interes për grupet ndërkombëtare

 

Vendimet e gabuara gjatë vendosjes së çmimeve brenda grupit mund të rrisin në mënyrë domethënëse detyrimet tatimore

Transferi i çmimit është bërë një çështje kyçe në fushën e taksave ndërkombëtare.

Të gjitha bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht dhe kanë transaksione përtej kufijve në mes të kompanive të grupit ka mundësi të ballafaqohen me çështjet e transferit të çmimit. Këto çështje përfshijnë kërkesa të veçanta për raportim nga autoritetet tatimore.

Nëse bizneset adoptojnë çmime të pasakta të transferit kjo mund të rezultojë me:

  1. Mbivlerësim të çmimit për blerjet e mallrave ose shërbimeve nga kompanitë brenda grupit;
  2. Nënvlerësim të çmimit të shitjes për mallrat ose shërbimet ndaj kompanive brenda grupit.

Mbivlerësimi ose nënvlerësimi mund të rezultojë me tatime shtesë si dhe zakonisht me interesa dhe gjoba tjera.

Për grupet ndërkombëtare që mund të kenë buxhetuar me kujdes detyrimet e tatimit për operacionet globale, kjo mund të dëmtojë financat e tyre.

Aktualisht një numër domethënës i vendeve, përfshirë edhe Kosovën, kanë vendosur legjislacion për trajtimin e transferit të çmimit.  Prandaj, bizneset që tregtojnë ndërkombëtarisht kanë nevojë për këshilla dhe mbrojtje të koordinuar për të përmbushur qëllimet e tyre komerciale.   

Ne punojmë së bashku me specialist të transferit të çmimit brenda rrjetit të Baker Tilly International për të ofruar shërbime që i përshtaten bizneseve ndëkombëtare.

Si mund të ju ndihmojnë specialistët e transferit të çmimit:

 

  • Këshilla mbi çmimet e transaksioneve brenda grupit
  • Konsulencë mbi ristrukturimin e funksioneve të biznesit
  • Asistencë me dokumentimin e çmimeve brenda grupit
  • Mbrojtja e politikave të grupit për transferin e çmimit 

 

Na kontaktoni për të caktuar një takim ose për të biseduar me ne