BU & Partners bëhet anëtare e Baker Tilly International

Me 28 qershor 2012, BU & Partners është bërë anëtare e pavarur e Baker Tilly International.

Baker Tilly International është rrjeti i 8 më i madh në botë për auditim dhe këshilla biznesore. Përfaqësohet nga 149 firma të pavarura në 125 shtete me të hyra të kombinuara prej $3.2 miliard dhe 24,000 të punësuar në tërë botën.

BU & Partners nga korriku 2012 do të operojë me emrin e ri Baker Tilly Kosovo.