Impelementimi i SNRF 9 Instrumentet Financiare

SNRF 9 është efektiv për periudhat vjetore që fillojnë me ose pas 1 janar 2018, zbatimi i hershëm lejohet.

SNRF 9 specifikon si një entitet duhet të klasifikojë dhe matë pasuritë financiare, detyrimet financiare dhe disa kontrata për të blerë ose shitur zëra jo-financiar.

SNRF 9 kërkon nga entiteti të njohë një pasuri ose detyrim financiar në pasqyrën e pozicionit financiar në momentin kur bëhet palë e dizpozitave kontraktuale të instrumentit. Në njohjen fillestare, entiteti matë një pasuri ose detyrim financiar sipas vlerës së drejtë plus ose minus, në rastin e një pasurie financiare ose detyrimi financiar jo me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes, kostot e transaksionit që mund t’i atribuohen direkt blerjes ose emetimit të një pasurie ose detryimi financiar.