Konferenca për transparencën në raportim financiar dhe koston e kapitalit në Kosovë

Baker Tilly Kosovo dhe Oda ekonomike Amerikane në Kosovë në Nëntor 2012 organizuan konferencën për transparencën në raportim financiar dhe koston e kapitalit 

Informatat e sakta dhe të besueshme janë të rëndësishme për lëvizjen nga modeli i kredidhënjes bazuar në hipotekë, në modelin e rrjedhës së parasë ose në historikun e kthimit të kredisë, të cilat varen nga aftësia e kredidhënësit të përftojë informata transparente dhe të sakta financiare. Cilësia e praktikave të kontabilitetit dhe auditimit në ekonominë si ajo e Kosovës është e rëndësishmë për të dy sektorët, atë publik dhe privat, pasi që të dyja luajnë një rol të rëndësishëm në shtytjen e rritjes së vendit. Qëllimi ynë në këtë konferencë është të diskutojmë mënyrat se si mund të përmirësohet transparenca në Kosovë dhe cila është situata e tanishme sa i përket sigurimit të cilësisë për profesionin e auditimit